Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 në kryeqytet arrestuan në flagrancë një 42 vjeçar me akuzën e dhunës në familje.

 

42 vjeçari i arrestuar është shtetasi A.V., banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë.

 

Ky shtetas, sipas policisë, në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve, konkretisht bashkëshortes, djalit dhe vajzës.

 

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë .

 

42 vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *