Subscribe

Pas një kalvari të gjatë, procedurat e tenderimit për një nga projektet më të debatushme atë të Unazës më Madhe të Tiranës, konkretisht për segmentin Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi-Laprakë janë mbyllur. Por ende nuk kemi një datë konkrete se kur do të nisin punimet,  pasi procesi ka mbetur tek shpronësimet. Në total janë 146 prona që do të shpronësohen, por deri më tani 25 të tilla kanë përfunduar procedurat, ndërsa të tjerët janë në proces.

 

Autoriteti Rrugor i bën thirrje qytetarëve të cilët janë pjesë e listës që do të shpronësohen, të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentacionin, pasi që nga prilli i këtij viti është vënë në dispozicion fondi prej 1. 2 miliard lekë për shpronësime.

 

Autoriteti Rrugor në bashkëpunim edhe me Inspektoratin Kombëtar të Territorit do të vijojnë prishjen e ndërtimeve që preken nga ky projekt. Pas përfundimit të shpronësimeve, punimet do të nisin nga Rrethrrotullimi i Laprakës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *