Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbi fshatin Vajkal të Bulqizës. Zjarri është ndezur në një sipërfaqe me shkurre e bimësi të thatë, teksa vatra po zgjerohet drejt banesave.
Flakët po përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë. Në terren kanë dalë forcat e shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës.
Situatë problematike në Bulqizë mbetet edhe në vatrën e riaktivizuar në Qafë Helmes.
Vijon puna për rivënien nën kontroll të kësaj vatra dhe eleminimin e rrezikut për fshatin Koçaj.
/vizionplus.tv





