E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Të presin këmbët dhe pastaj t’i numërojnë”, Haxhia: Ergys Agasi s’ka prekur financat publike!

Avokati i biznesmenit Ergys Agasit, Maks Haxhia ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjte një takim me klientin e tij. Pas takimit, Haxhia në një prononcim për mediat tha se pala mbrojtëse do që të njihet me dosjen.

Ai shton se Ergys Agasi nuk ka prekur financat publike, sepse nuk ka pasur funksion të tillë.

Reklamë

Haxhia nënvizon se duhet të ishin mblidhur prova dhe pastaj duhet të ishte marrë vendimi për arrestimin e biznesmenit.

“Zhvillova një takim me klientin tim Ergys Agasi. Ne si palë mbrojtëse duam që të njihemi me dosjen. Duam të njihemi me dosjen, se pa e pasur atë, nuk kemi si të ngremë edhe pretendimet. I mbrojturi prej meje Agasi, pretendon dhe ky është fakt, se është jashtë çdo ngarkese juridike. Ai pretendon se nuk ka prekur financat publike, sepse nuk ka pasur funksion të tillë, që të financojë financën publike. Nuk ka marrë pjesë as nëpër tendera.

Reklamë

Në Shqipëri të fusin në burg, pastaj nisin me akuzat. E di atë historinë, ta presin këmbën e pastaj ta numërojnë që nëse ke apo jo dy këmbë. Duhet të jetë e kundërta, duhet të bëjnë hetime, të gjejnë prova dhe më pas të kërkohet masë e përshtatshme”, tha Haxhia në një prononcim për mediat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Agasi u ndalua mbrëmjen e djeshme (26 Gusht) pranë rrugës së Plepave në Durrës, ku ndodhej pasagjer në një automjet të drejtuar nga ish-efektivi Uljan Shpataraku, edhe ky i fundit i shpallur në kërkuar nga policia.

Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë