E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165 viktima dhe mijëra të zhdukur

Është rritur numri i viktimave pas përmbytjeve katastrofike që goditën Nepalin dhe Tibetin.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Nepal njoftoi se të paktën 165 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 823 persona rezultojnë të zhdukur pas katastrofës. Sipas të dhënave të përditësuara, mes tyre janë të paktën 579 turistë, nepalezë dhe të huaj.

Reklamë

Ndërkohë, në anën kineze raportohet se 558 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse shifrat e të zhdukurve nga të dyja vendet janë plotësisht të ndara apo nëse disa persona mund të jenë regjistruar dy herë në bilancet përkatëse.

Reklamë

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë përmasat e plota të katastrofës.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë