UEFA këtë të hënë ka bërë me dije se ndeshja Shqipëri-Francë, e 17 nëntorit do të luhet në Tiranë.

 

UEFA përme një postimi në faqen zyrtare ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin që do të presë takimin, duke zyrtarizuar kështu axhendën, me ndeshjen që do nisë në orën 20:45.

 

Mesa duket, UEFA ka pritur edhe ndeshjen testuese ditën e djeshme, mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, ku delegatët kanë mbetur të kënaqur me kushtet për stadiumin, dhe kanë dhënë dritën jeshile në institucionin më të lartë europian të futbollit, që ndeshja me Francën të luhet tek “Arena Kombëtare”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *