Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrolleve iu janë gjetur armë zjarri.

 

Shtetasi K. F. 19 vjeç, banues në fshatin Reç u arrestua ne plazhin e Velipojës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë dhe mjeti tip Benz.

 

Ndërkohe shtetasi me iniciale Gj. H., banues në fshatin Barbullush në Shkodër, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Prangosja e tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një tokë në afërsi të banesës së tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *