Ekstradohet nga Hollanda Samet Halluni i shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

 

Ekstradimi I 21 vjecarit, banues në Shkodër u bë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë pasi I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj Samet Hallunit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” .

 

Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

 

Ai u arrestua ne Roterdam bashke me Behar Bajrin. Ne Holande anetaret e grupit ” Bajri” merreshin me trafik droge dhe kishin nje grup shume te forte ne zonen e Roterdamit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *