Kryeministri grek Tsipras ka reaguar për herë të parë në lidhje me cështjen “Kacifa”. Në një intervistë të dhënë për mediat e vendit fqinj, ai tha se hidherimi I familjes së 35 vjecarit është I justifikuar por nga ana tjeter Tsipras saktësoi se qeveria greke kishte bërë detyren në raport me atë që duhet të bënte karshi qeverisë shqiptare në lidhje me këtë cështje.

Tsipras e konsideroi vrasjen e Kacifas nga RENEA, një ngjarje të pakëndshme e cila nuk duhet të ndikojë në afrimin e Greqise me Shqipërinë.

Kryeministri i Greqisë Alexi Tsipras ka reaguar për herë të pas funeralit të Kostandino Kaçifas.

Në një intervistë televizive në Athinë, ai tha se hidhërimi i familjes është i justifikuar, ndërsa theksoi se kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, e kështu hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri.Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke.

Ndërkohe kryeministri Rama pritet ti përgjigjet këtij qendrimi të homologut grek, në studionin e Real story përballë gazetarit Sokol Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *