Subscribe

Autoritetet shëndetësore në Danimarkë kanë vendosur të pezullojnë vaksinën AstraZeneca  për shkak të mpiksjes së gjakut në qytetarët e vaksinuar.

 

Sidoqoftë, Agjencia Evropiane e Barnave ka raportuar se rastet e trombozës që janë raportuar në vendet e tjera nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me vaksinën.

 

Ministri i Shëndetësisë Magnus Henike dhe Këshilli Kombëtar i Shëndetit të Danimarkës nuk kanë konfirmuar ende që rastet e trombozës kanë të bëjnë me vaksinën.

 

Megjithatë ata kërkuan që të ndërpriten vaksinimet derisa të ketë vlerësim i ri nga autoritetet kompetente shëndetësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *