Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 May 2025
Vizion fokus

Trump: SHBA propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Sulmoi me thikë dhe verboi shkrimtarin Salman Rushdie, dënohet...

Samiti i Komuniteti Politik Evropian, Proda falenderon punonjësit e...

Rama: Zgjedhjet e 11 majit ishin 100% shprehje e...

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian...

Berisha i bashkohet protestës pas mbërritjes nga Brukseli: Njoha...

PD protestë pas humbjes së thellë në zgjedhje

“Faleminderit!”/ Nuk arriti të marrë mandatin, Majko reagon për...

Milanit i rikthehet “makthi” Tonali nga Anglia, City kërkon...

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk telefonojnë Trumpin nga...

Tregtia online po ndikon në ndryshimin e qyteteve

Lisa Stüve
25 Janar 14:57

Për Krishtlindje ndodhi kështu: Shpërndarësit e paketave tërë kohën ishin të mbingarkuar me punë. Kutitë e zbrazura të kartonit u bënë mullar nëpër korridorë, para dyerve të shtëpive dhe kutive të postës. Administratorët e pallateve u indinjuan duke apeluar për largimin e kartonëve të grumbulluar me tonelata pranë objekteve të banimit.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Porositja online e sendeve është thjeshtuar shumë: Një klikim dhe këpucët, kabllot për mbushjen e celularëve, ushqimet ose dhuratat për ditëlindjen që pritet të vijë, sillen para derës së shtëpisë. Volumi i shitjeve online është duke u shtuar, çdo vit. Gati 6 miliardë dollarë amerikanë ishte fitimi gjatë vitit 2023. Sa për krahasim, në vitin 2017 kjo shifër ishte 2,3 miliardë dollarë amerikanë. Sipas parashikimeve tendenca është në rritje, sidomos në tregun aziatik.

Treg për koncepte inovative

Kjo është perspektiva globale. Por çfarë do të thotë E-Commerce për një qendër të caktuar? Për klientët do të thotë blerje duke mos lëvizur nga divani, bërje pazari shpejt dhe lehtë. Por, për urbanistët e qyteteve, korrierët, furnizuesit, organizatorët e logjistikës, mbledhësit e plehrave kjo e gjitha sjell pasoja të mëdha.

Një shqetësim i përhapur shumë: Nëse paratë jepen online në vend që të jepen në tregtinë e stacionuar, qytetet fillojnë të rrënohen. Dhe klientët që shkojnë vetë në pazar për të blerë ndodhen papritur para vitrinave bosh. Por a duhet të ndodhë patjetër kështu? “Është një treg në lëvizje të madhe, ku janë duke u provuar koncepte të reja, prandaj është kënaqësi e madhe të merresh me studimin e tij,” thotë Heleen Buldeo Rai nga Universiteti i Brukselit. Ajo analizon ndikimet e tregtisë online mbi logjistikën dhe zhvillimin e qendrueshëm të qyteteve.

Paketime shumë përdorimëshe edhe në online-shopping

Porositje online, nxerrje nga kutia, hedhje kartoni, një parim i zakonshëm që bën që korridorët të mbushen me male kartoni dhe letre, siç ju treguam për Krishtlindjet e fundit. Nga viti 1996 deri në vitin 2017, konsumi i paketave prej letre nga blerjet që nuk bëhen direkt në dyqan është rritur gati 600 përqind, thotë Zyra Federale Gjermane e Mjedisit, në një llogaritje që ka bërë. Çdo qytetar i BE-së, ka grumbulluar në vitin 2021 paketime me peshë 246 kilogramë. Rreth 40 përqind e tyre kanë qenë kartonë dhe letër, thotë një studim i Eurostat-it. Sidoqoftë e gjithë kjo sasi përfundon zakonisht në riciklim.

Një shikim mbi shifrat dhe prognozat tregon, se online-shopping do të shtohet, nuk do të pakësohet. “Prandaj përdorimi disa herë i paketimeve duhet të kthehet në gjë të vetëkuptueshme, si është sot seleksionimi i plehrave,” thotë Carina Koop. Ajo është eksperte e ekonomisë së riciklimit në Instututin e Vupertalit dhe merret me studimin e masave që duhen marrë për të ulur sasinë e mbeturinave që hidhen.

Kompania kryesore gjermane në fushën e logjistikës, DHLGroup është duke i bërë kutitë e veta të paketimit, E-Commerce-Boxen, të përdorshme disa herë. Kjo është duke u bërë fillimisht në sektorin B2B, pra në tregtinë ndërmarrje – ndërmarrje. Nëse kjo fazë prove do dalë me sukses, dhe do të rritet kërkesa për zgjidhje të tilla, atëherë oferta do të zgjerohet edhe më tej, thotë Jessica Balleer, zëdhënëse shtypi për zhvillimin e qendrueshëm tek DHL Group.

Modele virtuale kundër maleve me produkte që kthehen mbrapsht

Ekspertja e reduktimit të plehrave, Koop, sheh potencial për përmirësime jo vetëm me paketimet: “Në tregtinë online, E-Commerce, problem i madh janë kthimet e produkteve, retouren, prandaj ne duhet të gjejmë patjetër zgjidhje të mira, joshëse dhe të ndërgjegjësojmë edhe klientët.” Një në shtatë paketa kthehet mbrapsht në Gjermani.

E reja e fundit nga tregu aziatik mund të ndihmojë për të ulur numrin e kthimeve. Ideja është që modelet e personalizuara virtuale të bëjnë paraprakisht provën e bluzës, këpucëve ose produkteve të tjera. Sepse kthimet mbrapsht bëhen kryesisht për shkak të pasigurisë, porositë jepen njëkohësisht për dy ose tri madhësi të ndryshme të të njëjtit produkt, thotë Heleen Buldeo Rai. Gati 50 përqind e kthimeve mund të eliminohen nëpërmjet modeleve të personalizuara virtuale, thotë ekspertja e tregtisë online.

Me ulje kostoje dhe vizualizim më pak teknik, problemi mund të zgjidhet me Click&Collect ose me Showrooming. Me Click&Collect produkti krijohet online, por merret në dyqan. Kurse me Showrooming veshja provohet në dyqan, por blihet online.

Sidomos banorëve të qyteteve u pëlqen të blejnë online

Sidoqoftë tregtisë online i duhet t’i përballojë edhe disa sfida. Është parë se disa prej këtyre sfidave kanë të bëjnë me sistemin. “Qytetet paraqesin një paradoks interesant, sepse tregtia online nuk po i tregon avantazhet që ka për mbrojtjen e mjedisit,” thotë Heleen Buldeo Rai. Banorët e qendrave urbane blejnë me dëshirë online. Por në mbrojtjen e ambientit tregtia online ndikon pozitivisht vetëm kur konsumatorët nuk përdorin makinën. Njeriu mendon se qytetet janë të përshtatshme për këtë. Zonat rurale janë duke u shkretuar kurse në qytet gjen çdo gjë. Apo jo?

Por numri i madh i merkatove, dyqaneve të veshjeve dhe këpucëve, dyqaneve me produkte shtëpiake dhe elektrike, dyqanet e specializuara për ushqim kafshësh, bëjnë edhe sjelljen në shtëpi të produkteve të tyre, në qytete të mëdha, siç është Berlini për shembull. Makinat e furnizimit të firmave të mëdha të dërgimit të paketave dhe tregtarët online shtojnë trafikun dhe rrisin emisionet e dioksidit të karbonit, bashkë me tramvajet, taksitë apo autobuzët, nëse nuk janë makina elektrike. Dhe meqenëse paketat duhen magazinuar dhe vendosur në stacione të ndryshme, tregtia online bllokon edhe struktura të tjera logjistike dhe sipërfaqe të tjera në qytete.

Pa dioksid karboni minutën e fundit

Eksperimenti i fundit bërë në tregtinë E- Commerce janë Micro-City-Hubs, stacione të ndryshme të qytetit, që mund të jenë vende fikse apo pika mobile në zonat e banuara dhe qendrat e qytetit, të cilat mund të shërbejnë për pak kohë si vende për vendosjen e paketave. Kur mbërrijnë atje, paketat vazhdojnë rrugën për të përfunduar në destinacion jo me makinë, por me biçikleta E-Cargo-Bikes, ose më këmbë. Kompania gjigande Amazon përdor pika të tilla, hubs, në Londër, Mynih dhe Paris, thotë një zëdhënës i kompanisë. Synimi është që me anë të automjeteve të përshtatshme për të qarkulluar në qendrat e qytetit të bëhet ulja e emisioneve të dioksidit të karbonit dhe të përmirësohet kualiteti i ajrit.

Ka po ashtu kompani të shumta të llojit Start-up, që punojnë për të gjetur zgjidhje të shpejta, të pakomplikuara dhe ambientaliste duke filluar që me përdorimin e drohneve, robotëve, apo tubacioneve nëntokësorë.

Në një perspektivë më afatgjatë, tregtia online do ta ndryshojë pamjen e qyteteve tona sa i përket mobilitetit, ofertave në tregtinë stacionare me pakicë dhe përdorimit dhe ndarjes së hapësirës urbane. Shumë prej këtyre gjërave mund të drejtohet dhe formatohet prej politikës. Kështu po ndodh në Holandë. Atje, pas vitit 2025 do të krijohen në 30 qytete zona që nuk emetojnë dioksid karboni, për të bërë transportin e shpërndarjes së paketave. Kjo do të bëjë kompanitë e mëdha që të specializojnë dhe pajisin brigadat e punonjësve me paketimin dhe riciklimin./dw/

Posted Under:
Opinion
Tagged:
lisa stuve ndryshimi i qyteteve tregtia online

Nga e njëjta kategori

Si dëshiron Evropa të përfundojë lufta e Rusisë me Ukrainën?

më shumë...

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

më shumë...

Putin i jep “OK” planeve të Trump për të marrë Groenlandën

më shumë...

Irani, Kina dhe Rusia nisin stërvitjet vjetore të përbashkëta detare ndërsa Trump përmbys aleancat perëndimore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:42

Pse brokoli është një nga perimet më...

10:23

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim...

10:10

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP?...

9:58

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba...

9:30

Trump: SHBA propozim Iranit për programin e...

9:28

Largimi i Albës dhe Limit, Luana Vjollca...

9:06

Si mund t’ia ulni aciditetin kafesë

9:00

Nis Ferma VIP! Gjithçka rreth largimit të...

8:52

BE e shqetësuar për operacionet e fundit...

8:43

Sulmoi me thikë dhe verboi shkrimtarin Salman...

8:34

Samiti i Komuniteti Politik Evropian, Proda falenderon...

8:24

Lirohet gazetari suedez i burgosur në Turqi...

7:14

Rama: Zgjedhjet e 11 majit ishin 100%...

7:13

Zelensky kërkon paqe, Rusia hesht, Frederiksen tregon...

7:02

Kryeministrja daneze në Tiranë: Europa duhet të...

6:59

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit...

6:44

Berisha i bashkohet protestës pas mbërritjes nga...

6:30

Dalja e rrallë e aktorit të “Home...

5:43

PD protestë pas humbjes së thellë në...

5:40

FOTO/ Tirana në qendër të vëmendjes europiane,...

Më të klikuarat

  • ZGJEDHJET 2025/ Rezultatet LIVE, votat për çdo kandidat, man...
  • Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin...
  • A do ta dorëzojë mandatin që të futet Qori në parlament? Për...
  • Ndryshon renditja e kandidatëve, garë e fortë në listën e PS...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services