Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve, pas zbulimit të një laboratori droge në zonën e Shkozës një ditë më parë, në Tiranë. Policia e kryeqytetit beri te ditur se mëngjesin e të shtunës u prangosën edhe 5 persona të tjerë të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Punonjësi i ujësjellësit Ilir Suli, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën, ndërsa për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe një punëtori i OSHEE, Robert Minoni. Arrestimit nuk i shpëtuan, edhe dy policet private, Ramazan Losha dhe Arjan Kadareja, të cilit ishin kontraktuar për ruajtjen e ambienteve të 4 magazinave ne ish-uzinën e Autotraktorëve, me administrator Hazbi Pardhoku. Në total, policia sekuestroi 46 kilogramë kanabis, rreth 1400 fidanë si edhe gjithë infrastrukturën qe përdorej per kultivimin e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *