Subscribe

Analizat dhe testet për diagnostikimin e COVID-19 bëhen vetëm në isntitucionet shtetërore falas dhe me sigurinë e certifikimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

Kështu u shpreh për Vizion Plus Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, i cili tha testet e siguruara nga ISHP-ja janë të pakonteshtueshme dhe tepër të sigurta.

 

Para pak ditësh policia e shtetit ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Tiranës Spitalin Amerikan për testet e COVID-19, analiza që nuk njihen nga OBSH dhe nga asnjë institucion shëndetësor.

 

I pyetur për këtë Hajdari tha se organi i akuzës duhet të përgjigjet në lidhje me këto hetime.

 

Sa i takon inspektimeve, Hajdari tha se po monitorohen në të gjithë Shqipërinë për abuzimet me çmimet e ushqimeve dhe të barnave.

 

Edhe Policia e Shtetit po kryen kontrollet për të identifikuar të gjithë subjektet e tregtimit ushqimor dhe farmacitë e vendit pasi ditët e fundit po rriten çmimet në mënyrë abuzive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *