Kristjan Asllani mund të ndryshojë sërish kampionat, por këtë herë do të luajë në Arabi. Mediat italiane raportojnë sëfundmi se për Asllanin ka mbërritur një ofertë zyrtare nga skuadra e Al Jazira.
Bëhet me dije se Interi po e shqyrton me kujdes ofertën e fundit, pasi edhe pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e merkatos.
Nëse pista e Al Jazirës konkretizohet, atëherë do të luante në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sheikët janë gati për afrimin e Asllanit.





