Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur sot në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se nuk është arritur dakordësi me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për Reformën Territoriale dhe ndarjen e bashkive.

 

 

Balla u trgua i prerë teksa u shpreh se më datë 14 maj, data për zgjedhjet e ardhshme vendore, do të votohet në 61 bashki të vendit dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim.

 

 

Po ashtu, ai ka thënë se nuk do ketë dhe as ndarje në rajone, por do të jenë përsëri zgjedhje në 12 qarqet aktuale.

 

 

“Shqipëria më 14 maj do të votojë në 61 bashki dhe në zgjedhjet e ardhshme në 12 qarqe. Ne kemi pasur bisedime me drejtuesit të PD, ku kemi diskutuar në bazën e disa parimeve. Ne mendojmë se në Shqipëri mund të ketë bashki të re, nëse ka qenë bashki para 2015. Mund të ketë bashki të reja nëse ka një numër mbi 5.000 banorë.

Propozimi im për kryetarin Alibeaj është që ne të diskutojmë në dobi të kësaj që thamë. Nuk duhet të jetë numri i bashkive kusht i diskutimeve. Ky proces duhet të vijojë. Nuk gjetëm dot asnjë qasje të përbashkët përsa i përket numrit, por duhet të vazhdojmë këtë punë që kemi nisur”, u shpreh Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS.

 

 

Më tej Balla u ndal edhe tek energjia elektrike për të cilën tha se fasha 800 këH nuk do të aplikohet as në muajin nëntor.

 

 

“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të miradministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e vërtetë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, u shpreh socialisti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *