Vizion Plus ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
Siç shihet në video, drejtuesi i një automjeti, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, përplaset me një urban.
Nga goditja, autobusi humbet drejtimin, devijon nga korsia dhe kalon në anën tjetër të rrugës.
Urbani përplaset më pas me një motor të parkuar në anë të rrugës. Në pamje shihet edhe një kalimtare, e cila ndodhej në trotuar në momentin e aksidentit dhe fatmirësisht arrin t’i shpëtojë përplasjes.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës për rrethanat e aksidentit, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.





