Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit, qeveria duhet...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

Tërmeti në Tajvan, rritet numri i viktimave, 700 njerëz mbeten ende të bllokuar

5 Prill 09:37

Njerëzit e bllokuar në tunele dhe në një hotel të largët janë shpëtuar në Tajvan nga ekipet e shpëtimit, të cilët janë ende në kërkim të të tjerëve të zhdukur pas tërmetit më të fortë të ishullit në 25 vjet.

Sipas bilancit të fundit, numri i të vdekurve po rritet pasi u gjetën dy trupa të tjerë, ndërsa shumë të tjerë mbeten të bllokuar në një park kombëtar pasi disa rrugë janë të pakalueshme për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Rreth 50 pasgoditje u regjistruan gjatë natës, disa prej të cilave u ndjenë deri në Taipei. Ekipet e shpëtimit thanë se rreth 400 personat e bllokuar në një hotel luksoz në Parkun Kombëtar të Grykës Taroko ishin të sigurt dhe helikopterët po evakuonin të plagosurit dhe po u dërgonin ushqim të tjerëve.

“Shiu rrit rrezikun e rënies së shkëmbinjve dhe rrëshqitjeve të dheut, të cilat aktualisht janë sfidat më të mëdha”, tha So Yu-ming, kreu i një ekipi kërkimi dhe shpëtimi.

“Këta faktorë nuk janë të parashikueshëm, që do të thotë se nuk mund të themi se sa ditë do të duhen për operacionet e kërkim-shpëtimit”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë në qytetin Hualien, punëtorët filluan të përdorin një vinç për të prishur ndërtesën Uranus, e cila është anuar 45 gradë pas tërmetit dhe shembjes së gjysmës së katit të saj të parë.

Sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, më shumë se 700 njerëz mbeten të bllokuar në tunele ose në zona të izoluara, por janë në kontakt me ekipet e shpëtimit. Tetëmbëdhjetë persona janë ende të zhdukur, tre prej të cilëve janë të huaj – Australianë dhe Kanadezë. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Tajvan Tërmet

Nga e njëjta kategori

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit: Teherani duhet të digjet sonte!

më shumë...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy raketa balistike

më shumë...

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22 për qind të kapaciteteve raketore

më shumë...

Policia kufitare me “dorë të hekurt”, 5 milionë lekë gjobë mjetit lundrues, rrezikoi pushuesit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive...

10:19

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

9:50

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e...

9:42

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani...

9:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi dy mijë...

8:46

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”,...

8:41

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili,...

8:27

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit,...

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.