Zbardhen propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike. Në draftin e dërguar për mendim, Basha kërkon që të ndryshojë mënyra sesi përzgjidhen kandidatët për pushetin lokal, duke përfshirë në vendimmarrje edhe Këshillin Kombëtar.

 

“Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti dhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën që kishte kryetari i partisë në këtë drejtim. Në këtë mënyrë, detyrimi për konsultimin e anëtarësisë është përfshirë edhe për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anëtarësinë, do të propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga Kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë do të mirtatohet nga Këshilli Kombëtar. Në këtë mënyrë, është përfshirë në vendimmarrje, si organ ratifikues i listës, edhe Këshilli Kombëtar.”

 

Gjithashtu, Lulzim Basha propozon që të zgjerohet Kryesia e Degës së Partisë, të rikonceptohen Kryesia e Seksionit, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, Komisioni i Përhershëm i Statutit dhe mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar si edhe të bashkohen në një Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *