Ferma VIP 3 nis sonte në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus nën moderimin e Arbana Osmanit.
Producenti ekzekutiv Eraldo Rexho, i ftuar në studion e Living Day, paralajmëroi se hapja e edicionit të tretë do të jetë jashtëzakonisht e veçantë.
Lexo edhe :
Related Posts
Rexho zbuloi gjithashtu disa nga risitë e këtij edicioni, duke theksuar se edhe këtë vit në fermë, në spektaklin e rekordeve, nuk do të mungojnë surprizat, energjia pozitive dhe emocionet e forta, duke u dhuruar shikuesve një show të paharrueshëm.
“Prej orës 21:00 të jenë korrekt, sepse hapja është diçka që nuk duhet ta humbasin. Për mua bëjnë mirë të stacionohen në Vizion Plus prej orës 21:00. Do të jetë diçka masive. Do të ketë muzikë, do të ketë ftesë për të bërë qejf në një spektakël që i dedikohet 100% familjes. Personazhet janë zgjedhur me shumë kujdes që të përfaqësojnë diçka në profesionin e tyre. Ndoshta nuk janë të gjithë emra shumë të njohur publik, sigurisht që kanë një lidhje me publikun, por nuk janë të gjithë me numra dhe shifra të larta në rrjetet sociale. Por ajo që mund të them është që janë të gjithë personalitete në gjënë që bëjnë”, tha Eraldo Rexho.
“Unë besoj se do të kemi arsye për të qeshur shumë edhe në këtë edicion. Do të kemi këngë aty, valle, qejf pafund. Veranda është e veshur e gjitha me xham, një sipërfaqe shumë luksoze. E kemi çuar në një fermë luksoze amerikane këtë vit fermën në nivel investimi. Kemi pishinën për herë të parë, që nuk ka qenë në dy edicionet e para. Do të shohim spektakël shumë të bukur”, shtoi Rexho.
Nga kjo e premte, mos u ndani nga dy kanalet e dedikuara, si dhe nga ekrani i Vizion Plus. Starti i madh është sonte dhe gjithçka që do të ndodhë, do të flitet gjatë.
/vizionplus.tv








