Ministrja e Shtetit për Marredhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zedhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, u është kundërpërgjigjur akuzave të ish-deputetes demokrate Albana Vokshi.

 

Spiropali përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, i kujton Vokshit që rritja e pagave për të gjithë mësuesit, mjekët do të pasqyrohet në pagën e marrë në muajin maj.

 

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *