Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia 28-vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën pas vetëvrasjes së policse 21-vjeçare, Aldorjana Loshi.

Ai akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nikën.

Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

Çfarë ndodhi më 24 maj në Tiranë

Efektivja e policisë, Aldorjana Loshi, 21 vjeç vrau veten me armën e shërbimit në banesën e saj në lagjen “Ali Demi”.

Menjëherë pas ngjarjes u arrestua i dahsuri i saj, Endri Nika, i cili akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Kjo akuzë ndaj tij u ngrit pasi kishte fshirë mesazhet e komunikimit në celular me policen, pasi kishte shkuar në banesën e saj dhe e gjeti të pajetë.

Vizion Plus ka zbardhur edhe mesazhet mes saj dhe partnerit para tragjedisë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e reja të dashurit të saj.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *