Subscribe

Trajneri i kombëtares Silvinjo publikon sot pasdite listën e lojtarëve me të cilën Shqipëria do të paraqitet në Euro 2024, liste e cila ka muaj e muaj që prodhon jo pak diskutime, e deri edhe polemika publike nga aktorë e faktorë të ndryshëm të futbollit shqiptar.

Pavarësisht se  vetë Silvinjo u pozicionua kundër, vendimi i UEFA për t’i dhënë mundësi kombëtareve të marrin me vetë jo 23 por deri në 26 lojtarë, me siguri do ti japë më pak dhimbje koke teknikut të kuqezinjve, duke shmangur kështu edhe të përjashtuarit e  bujshëm. Edhe pse të pakënaqurit të nuk do të mungojnë…  E sigurt është që  Silvinjo dhe stafi i tij do të ketë shumë të vështirë të gjejnë si argument për të grumbulluarit dhe ata që do të mbeten jashtë, minutat në këmbë..Sepse nëse do të mbahet ky standard, gjysma e titullarëve do të duhej ta shihnin ndeshjen nga televizori.

Duke nisur që nga porta madje ku Berisha dhe Strakosha kanë kohë që nuk luajnë me klubet, madje i pari ka probleme edhe me dëmtimin, ndaj përveç Kastratit, në gatishmëri duhet të jetë edhe Alen Sherri. Në mbrojtje të vetmit të sigurte janë Hysaj dhe Ivan Balliu në të djathtë, Mario Mitaj në të majtë dhe Gjimshiti ne Ismajli në qendër. Kumbulla Ajeti, Veseli, Mihaj dhe më pak Mersinaj, do të luajnë për tre vendet e tjera. Në mesfushë në qendër janë të sigurt Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Lazi dhe Kejdi Bare, ndërsa në pikëpyetje është Klaus Gjasula.  Në listën e  fantazistëve janë të palëvizshmit Nedim Bajrami dhe Ernest Muci. Dilemat më të mëdha janë në fazën ofensive, në krahë dhe në majë.

Në të majtë janë tre emra Seferi, Uzuni dhe Arber Hoxha të cilët vendosin në vështirësi Silvinjon, ndërsa në të djathtë Asani dhe Muçolli, me Arbnor Mujën që ka humbur shumë kuota.  Interesante edhe faza ofensive. Broja duket i vetmi i sigurt, pasi Shqipëria vështirë se do privohet nga talenti i tij. tre emrat e tjera janë Rey Manaj, supersezon në Turqi, Mirlind Daku në formë fantastike aktualisht në Rusi dhe Sokol Cikalleshi që përtej jo momentit brilant në Turqi me Konyaspor që ra nga kategoria,  mund të shpërblehet për gjithë kontributin që ka dhënë vitet e fundit në kombëtare. Sido të shkojë në raste të tillë është e pamundur ti bësh të gjithë të buzëqeshin. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *