Si model dhe shembull për vendet e tjera, e cilësoi Georgia Meloni marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Kryeministrja italiane, sipas rainews.it, është shprehur e kënaqur me mënyrën e menaxhimit të emigrantëve pas nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse me qeverinë shqiptare.

“Kënaqësia më e madhe vjen nga marrëveshja me Shqipërinë, për të menaxhuar atje një pjesë të emigrantëve të paligjshëm që duan të arrijnë në Itali”, tha Meloni.

“Kur e shpallëm, shumë folën për një skandal dhe shkelje të shtetit të së drejtës, për një qeveri fashiste dhe raciste. Fatmirësisht, pak ditë më parë, 15 nga 27 shtetet evropiane, pra shumica e vendeve anëtare të BE-së, nënshkruan një letër që këshillon Komisionin Evropian, ndër të tjera, të marrë si model marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët”, theksoi ajo. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *