E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Metsola paraqet kandidaturën për kryesimin e PE: Demokracia është shumë e gjallë

Roberta Metsola ka paraqitur kandidaturën e saj për kryesimin e Parlamentit Evropian, siç ka bërë të ditur gjatë pjesëmarrjes në Këshillin joformal Evropian.

E pyetur nëse mendon se do të ketë një marrëveshje politike sot për punët kryesore të Evropës, Roberta Metsola shprehu shpresën se do të ketë.

Reklamë

“Demokracia është shumë e gjallë. Duket se forcat pro-evropiane mund të vazhdojnë të punojnë së bashku në vitet e ardhshme në një periudhë legjislative kërkuese”, theksoi Roberta Metsola.

Ajo gjithashtu nënvizoi se kërkesat dhe rezultatet e parlamentit duhet të merren parasysh për zgjedhjen e presidentit të Komisionit Evropian. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë