Subscribe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme ku po diskutohet rezoluta antikorrupsion. Balla tha se është shfaqje e shëmtuar e opozitës mbajtja e fotografive të Berishës brenda Kuvendit, pasi ai është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Balla: Nuk ka një pamje më qesharake për opozitën, kur Kuvendi është thirrur në një seancë të rrallë si kjo e sotmja, për të diksutuar për angazhimin e përbashkët në reforma kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit e ndërsa kryeministri i vendit flet, disa nga deputetët e opozitës valëvisin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britani e Madhe. Jemi nqë një momnet të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rezultatet e arritura deri tani janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioriteti ynë kryesor. Goditjet ndaj grupeve kriminale do të vijojnë çdo ditë. Viti 2023 shënoi numrin më të ulët të vrasjeve. Ne jemi të vetëdijshëm që goditja e pandëshkueshmërisë duhet të vijojë edhe brenda strukturës së policisë përmes procedurës së vetëpastrimit. Thirrini mendjes dhe votoni rezolutën./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *