Dashi

Ti e di se sa e rëndësishme është balanca, apo jo? Mërkuri dhe Neptuni duan që të sfidosh veten dhe t’i lësh në të shkuarën ca ngjarje që ende të lëndojnë dhe të traumatizojnë. Mërkuri do të hyjë në Peshore, për të të frymëzuar që të punosh më shumë me intimitetin dhe marrëdhëniet e tua sentimentale.

Demi

Kërko më thellë se zakonisht. Ti nuk shquhesh si një njeri i cekët, ndaj mos e humb aftësinë tënde për të parë përtej perdes që shfaq realiteti. Mërkuri në Peshore të jep shansin që të zgjerosh mendjen dhe horizontin tënd në mënyra fantastike.

Binjakët

Cili është vizioni yt, Binjak? Sa larg do të shkosh? Mërkuri te Peshorja të këshillon të ëndërrosh, por edhe të zbresësh me këmbë në tokë. Shiko të gjitha mundësitë në sferën profesionale dhe mos i thuaj “jo” një partneri që është i ndryshëm nga ti.

Gaforrja

Emocionet janë informacione, por jo fakte. Duhet ta kuptosh se jo çdo gjë që mendon është një thirrje për veprim. Kërko, mblidh fakte, vepro. Shumë shpejt do të kesh mundësi të rilidhesh me ca njerëz që të kanë munguar, për të folur më gjatë për gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në jetën tënde.

Luani

Ndryshimi është gjithnjë shumë i rëndësishëm. Hape zemrën dhe mendjen dhe përqafoje. Është mjaft e rëndësishme që të ndryshosh, të fuqizohesh dhe të arrish të bësh gjërat që ti do. Foli vetes me dhembshuri dhe mirësjellje. Virgjëresha

Bëj durim, por mos u thyej, e dashur Virgjëreshë. Do të duhet të qëndrosh më fleksibël dhe të përshtatesh me mjedisin dhe të tjerët, por pa bërë kompromis me vlerat e tua. Mërkuri te Peshorja të frymëzon të jesh edhe më e pavaruar ekonomikisht.

Peshorja

Kjo javë do të jetë një periudhë tranzicioni për ty, pasi do të përvetësosh disa virtyte që më parë s’i ke marrë shumë në konsideratë. Shprehe veten, fuqizoje atë dhe kupto këndvështrimet e njerëzve që të rrethojnë.

Akrepi

Miqtë po të shohin dhe duan që ti të jesh në krye të grupit. Shërohu nga e shkuara, pusho, relaksohu dhe rikthehu në rolin tënd kryesor. Afërdita do të shkojë te Virgjëresha dhe ti do të kesh mundësi të vendosësh ca barriera të shëndetshme në raportin e dashurisë dhe të miqësisë.

Shigjetari

Është një javë shumë e zënë për një detajist si ty. Do të shohësh detajet e mëdha, të vogla, disa gjëra që të mundojnë, mundësi në disa projekte që nuk duket se premtojnë shumë, si dhe do të zgjidhësh një problematikë shumë, po shumë qartë. Mërkuri hyn te Peshorja dhe të këshillon të rregullosh raportet me familjen dhe të vendosësh disa kufij që ndoshta janë shkelur.

Bricjapi

Si po shkon balanca mes punës dhe jetës private? Gjëja më e mirë që mund të bësh gjatë kësaj jave është që të menaxhosh kohën në mënyrën e duhur, si dhe të kuptosh raportin tënd me veten, të tjerët dhe me botën.

Ujori

Lidhjet janë një paradoks i madh dhe ti, besojmë, e di këtë. Mërkuri dhe Neptuni do të të ndihmojnë të kuptosh lidhjen që ke me persona të ndryshëm, teksa ndan rrugët me disa njerëz që nuk të lejojnë të jesh vetja jote autentike. Përqendrohu në vlerat dhe qëllimet e tua që të zhvillohesh edhe më shumë.

Peshqit

Kini durim, të dashur Peshq! Kjo javë do të të konfuzojë pak, por mos u nxito të marrësh veprime të pamenduara dhe të veprosh në mënyrë impulsive. Mërkuri do të hyjë te Peshorja dhe do të të ndihmojë që të qartësosh mendimet dhe ndjesitë e tua./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *