Mediat ndërkombëtare raportojnë për shkëmbim zjarri mes forcave të ushtrisë së Egjiptit dhe atyre të Izraelit në kufirin mes tyre, pikërisht në zonën e Rafah ku gjatë ditës së djeshme forcat ajrore izraelite bombarduan kampet duke lënë të vdekur dhjetëra persona.

Al Arabiya raporton se shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur disa minuta, ndërsa bëhet me dije se ka disa të lënduar. Ndërkohë, media të tjera raportojnë për dy ushtarë egjiptianë të vdekur.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Egjipti, ndërkohë që ushtria izraelite sipas kanalit televiziv Channel 13 ka pranuar një shkëmbim zjarri mes forcave respektive, por pa dhënë detaje të tjera, raporton vizionplus.tv.

Gjithçka ndodh një ditë pas bombardimeve intensive të Izraelit në Rafah. Avionët izraelitë lëshuan bomba mbi banorët që ishin shpërngulur nga veriu i vendit sipas udhëzimeve ushtarake për t’iu shmangur luftës.

Autoritetet lokale raportojnë për dhjetëra të vdekur nga këto bombardime gjatë ditës së djeshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *