Subscribe

Të dhënat mbi demografinë, ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë në vend, të grumbulluara gjatë censit që u krye gjatë katër muajve të fundit të vitit 2023, do të publikohen në datën 28 qershor.

“Menjëherë pas publikimit në qershor, puna nuk do të ndërpritet, do të vijojë publikimi i treguesve në nivel bashkie, në tetor do të kemi të prezantuara të gjitha rezultatet e detajuara, së bashku me një platformë në faqen e INSTAT”, tha drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.

Por gjatë raportimit për aktivitetin vjetor të INSTAT në Komisionin e Ekonomisë, deputetët shprehën rezerva si për afatin e publikimit të rezultateve të censit, por edhe për cilësinë dhe vërtetësinë e të dhënave.

“Pse është shtyrë publikimi i censusit? Ka pretendime që numri i shqiptarëve që jetojnë këtu është nën 1.7 milionë dhe kjo është arsyeja që është shtyrë censusi. Herë të tjera censusi është zhvilluar me anketime fizike dhe këtë radhë është online, supozohej të kryhej në një kohë rekord. Të paktën për numrin e popullsisë”, tha deputeti Edmond Spaho.

“Kemi qenë shumë ambicizionë për ta publikuar në qershor, sepse vendet e tjera e kanë publikuar edhe shumë më vonë se 6 muaj. Gjithë angazhimi ka qenë për tu mbuluar 100%”, tha Dhuli.

Instituti i Statistikave njoftoi se censi i bujqësisë, i parashikuar për t’u zhvilluar në 2022, do të jetë gati shumë shpejt për t’u realizuar brenda këtij viti. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *