Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Merz: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet me qindra...

Vazhdon beteja me flakët në Francë, qindra shtëpi të...

Sulm kibernetik në Rumani, paralizohet tregu i pasurive të...

Kërkoi të mos gjykohej nga GJKKO, Gjykata e Lartë...

Zbulohet laboratori i drogës në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Korçë/ Automjeti përplas karrocën me të miturin

Aksident në portin e Durrësit, humb jetën 62-vjeçari nga...

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, dënohen...

Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në...

Fermerët marrin rimbursimin, Malaj: Lekët kalojnë në llogari duke...

Spanja nis hetimet ndaj shefit të federatës së futbollit për abuzim seksual

28 Gusht 18:15

Prokurorët në gjykatën kryesore penale në Spanjë njoftuan se kanë nisur një hetim preliminar ndaj shefit të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, pasi ai puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso në ceremoninë e Kupës së Botës. Prokurorët do të hetojnë nëse kjo përbën “sulm seksual”.

 

“Prokurorët e Gjykatës Kombëtare kanë nisur një hetim preliminar për të shikuar faktet, të cilat mund të përbëjnë veprën e sulmit seksual”, u tha në njoftimin e gjykatës.

 

Prokurorët thanë se kanë kontaktuar Hermoson dhe i kanë ofruar asaj mundësinë që të bëjë padi brenda 15 ditësh.

 

Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit (RFEF) gjatë fundjavës u pezullua nga posti i tij nga FIFA. Ai mund të përballet me sanksione të reja nëse gjykata e sportit pranon ankesat kundër tij në takimin që mbahet të hënën.

 

Pasi kombëtarja e grave në futboll e Spanjës fitoi Kupën e Botës më 20 gusht në Sidnej, Rubiales gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve puthi me forcë Hermoson. Ky veprim nxiti reagime të shumta.

 

Më pas Hermoso deklaroi se puthja kishte ndodhur pa pëlqimin e saj dhe ajo ishte ndierë “sikur një viktimë e dhunës”.

 

Gjykata Kombëtare ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse këto deklarata mbështeten nga aspekti ligjor.

 

“Duke pasur parasysh deklaratat publike të bëra nga Jennifer Hermoso, akti seksual, subjekt i të cilit ishte ajo nga Rubiales, nuk ishte konsensual”, u tha në njoftimin e gjykatës.

 

Nëse futbollistja Hermoso vendos që të mos ngre padi, prokurorët “do ta kenë të vështirë” që ta shtyjnë këtë çështje përpara, thanë disa burime ligjore për AFP-në.

 

Deri më tani, gjykata tha se ka pranuar gjashtë ankesa ndaj Rubiales për incidentin e puthjes. Nëse vërtetohet se puthja ka ndodhur pa dëshirën e futbollistes, sipas ligjeve spanjolle, do të përbënte sulm seksual.

 

Gjatë fundjavës, organizata botërore e futbollit, FIFA, suspendoi për 90 ditë Rubialesin. Ai mund të përballet me një suspendim edhe më të gjatë nga Qeveria spanjolle, nëse gjykata sportive nis procedura ligjore ndaj shefit të futbollit.

 

Gjykata sportive e Spanjës (TAD) ka mbajtur një mbledhje online.

 

Qeveria spanjolle ka thënë se do të ndërmarrë veprime ndaj Rubialesit nëse gjykata sportive udhëzon diçka të tillë.

 

Afër 81 futbolliste kanë hyrë në grevë në shenjë proteste ndaj shefit të futbollit në Spanjë, i cili po refuzon që të japë dorëheqje./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Abuzim Seksual Hetime Spanje

Nga e njëjta kategori

Merz: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet me qindra miliarda euro

më shumë...

Vazhdon beteja me flakët në Francë, qindra shtëpi të djegura dhe mbi 200 mijë të evakuuar

më shumë...

Sulm kibernetik në Rumani, paralizohet tregu i pasurive të paluajtshme

më shumë...

Korçë/ Automjeti përplas karrocën me të miturin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:45

Merz: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet...

5:42

Vazhdon beteja me flakët në Francë, qindra...

5:36

Sulm kibernetik në Rumani, paralizohet tregu i...

5:13

Kërkoi të mos gjykohej nga GJKKO, Gjykata...

5:01

Zbulohet laboratori i drogës në Itali, arrestohen...

5:01

Korçë/ Automjeti përplas karrocën me të miturin

4:59

Aksident në portin e Durrësit, humb jetën...

4:56

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln...

4:36

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:14

Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë...

3:53

Fluks në pediatrinë e Vlorës, mjekët: Ruajini...

3:41

Dosja “Veliaj” drejt Strasburgut, avokatët britanikë takojnë...

3:33

Fermerët marrin rimbursimin, Malaj: Lekët kalojnë në...

3:16

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i...

3:04

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo...

2:56

Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në...

2:49

Aksident në unazën e Patosit, gruaja dhe...

2:48

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e...

2:46

Rreziku nga hepatitet virale, mjekët: Nëse nuk...

2:36

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti...

Më të klikuarat

  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.