E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë/ Automjeti përplas karrocën me të miturin

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.

Vizion Plus mëson se një automjet ka përplasur një karrocë në të cilën ndodhej një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Sipas informacioneve paraprake, nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën, kur automjeti ka goditur karrocën. Menjëherë pas aksidentit, ka qenë vetë drejtuesi i automjetit ai që e ka transportuar të miturin në Urgjencën e Spitalit të Korçës.

Burime spitalore bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklamë

Ndërkohë, policia ka kryer veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë