E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkeljet në tendera me vlerë 1 mln euro, dënohen zyrtarët e bashkisë Divjakë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ka shpallur vendimin për gjashtë zyrtarë të bashkisë Divjakë për shkelje të barazisë në tendera, me vlerë 1 milion euro.

Të pandehurit e dënuar janë; Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.

Reklamë

Sipas informacioneve, ato u gjetën fajtorë për 3 procedura tenderimi të kryera nga Bashkia Divjakë, të cilat kapin vlerën 1 milionë euro.

Hetimi ka nisur si vijim i një fraksioni të një dosjeje tjetër, ndërsa tashmë në GJKKO pritet të caktohet me short gjyqtari i seancës paraprake, që do të vendosë nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.

Vendimi i GJKKO-së:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Bib Ndreca dhe Paulin Çera, me vendimin nr. 62, datë 28.07.2026 vendosi:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dorjan F. Spaho, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dorjan F. Spaho, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhen ë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  4. Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Dorjan F. Spaho, duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
  5. Urdhërohet i pandehuri Dorjan F. Spaho, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
  6. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
  7. Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
  8. Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
  9. Deklarimin fajtor të të pandehurës Sara F. Xhepa, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
  10. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Sara F. Xhepa, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  11. Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurës Sara F. Xhepa duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që e dënuara të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
  12. Urdhërohet e pandehura Sara F. Xhepa, të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. 12. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
  13. Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurës apo detyrimet e saj familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
  14. Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
  15. Deklarimin fajtor të të pandehurit Roklejd Y. Malko, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  16. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Roklejd Y. Malko, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  17. Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Roklejd Y. Malko duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
  18. Urdhërohet i pandehuri Roklejd Y. Malko të kryejë 120 (njëqind e njëzet) orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
  19. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
  20. Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
  21. Një kopje e vendimit t’i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku të pandehurit kanë vendbanimin.
  22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos H. Veliu, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  23. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fatos Hekuran Veliu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  24. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Fatos H. Veliu, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
  25. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Fatos H. Veliu, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  26. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr.23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
  27. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  28. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Elbareta A. Nishica, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
  29. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Elbareta A. Nishica, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  30. Deklarimin fajtor të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas ligjit nr. 23/2012), dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
  31. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
  32. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurës Vojsava I. Leçini, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
  33. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurës Vojsava I. Leçini, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
  34. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  35. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 28.07.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë