Një grup avokatësh britanikë janë lejuar të vizitojnë në burgun e Durrësit kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një vit e gjysëm pas arrestimit të tij.
Ata kanë koordinuar strategjinë për ankimin që po përgatitet për t’iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut.
“Takimi lidhet me aplikimin që ne do bëjmë në Strasburg lidhur me masën e sigurimit. Korrëm një fitore në Kushtetuese që e ktheu masën e sigurimit në gjykatë të lartë. Nuk janë pranuar të gjitha pikat, dhe për këto pika ne do të shkojmë në Strasburg. Gjendja e Veliajt është shumë e mirë, është i qartë për çështjen dhe për betejën që ka bërë dhe e pret. Çështja në Strasburg duhet të depozitimet brenda 4 muajve, besoj se do e bëjmë shumë shpejt, në shtator”, tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.
Ndreca tha se do të bëjnë edhe njëherë ankim ndaj vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi kërkesën e Veliajt për ligjshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror në këtë cështje.
“Është shmangie nga gjykimi, por ka interes për çdo qytetar të republikës së Shqipërisë që do të dije nëse një prokuror në SPAK është i emëruar apo jo në mënyrë të ligjshme. Kjo çështje do vijojë deri kur ne të marrim të drejtën, ashtu siç e kemi marrë kur kemi këmbëngulur”, tha Ndreca.
Në mbrojtje të Veliajt janë angazhuar edhe disa avokatë amerikane, por ata nuk janë lejuar ende që të takohen me kryebashkiakun e Tiranë.





