Ambasadori I BE, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me mbishkrimet e bëra në apartamentin e të deleguarit të OSBE, në Tiranë, Bernd Borchardt.

 

Në një postim në Twitter, Soreca ka dënuar episodin ndërsa thekson se nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne.

 

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”

 

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1127994555742212099

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *