Zbulohet në Shkodër një grup që kishte krijuar skema mashtrimi për përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, policisë së këtij qyteti dhe hetimit tatimor në zbatim të urdhër arresteve të lëshuara, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. M., 39 vjeç, banues në Tiranë (pronar i një firme tregtimi të miellit) dhe shpallja në kërkim e shtetasit grek D. Th., 46 vjeç, i cili i ka shitur firmën shtetasit K. M.

 

Në 3 muajt e fundit këta dy shtetas bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi me qëllim përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi, dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet, kanë shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 248 994 420 lekë.

 

Gjithashtu është marrë masa e pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike për shtetasin Gj. K., 36 vjeç me profesion noter dhe masa “Detyrim paraqitjeje” për shtetasin A. B., 52 vjeç, të dy si pjesë e skemës së mashtrimit të krijuar nga shtetasit e mësipërm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *