Saimir Patushi mendon se në këtë fazë të kampionatit, Tirana është më mirë sesa Partizani, ndaj edhe në derbin e kësaj të premteje skuadra bardheblu ka më shumë shanse për të fituar.
I ftuar në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus ish mesfushori i njohur që ka bërë një karrierë të madhe si lojtar bardheblu, deklaroi se referuar 5 ndeshjeve të fundit në superiore, skuadra e Ardi Memës është favorite.
“Në tërësi është një Tiranë me shumë halle në këtë sezon. Megjithatë sot që flasim ka një ritëm më të mirë. Mund të them që ky është ekipi më i mirë i viteve te fundit. Sot është një hap para Partizanit duke parë takimet e fundit. Tirana nuk ka presion ndryshe nga Partizani që lufton për titull. Është më komode në këtë drejtim. 3 pikët e fundit në Korcë janë një shtysë e madhe për lojtarët. Ard Mema ka bërë një punë shumë të mirë duke krijuar stabilitet në formacion”.
Ish titullari bardheblu shtoi se derbi eshte nje atmosfere qe nuk mund te perjetohet dhe ky aktoret nuk kane nevoje per skema dhe motivim por duhet te jene gladiatore ne fushen e lojes.
Duke iu kthyer incidenteve në takimin Partizani-Flamurtari, Patushi deklaroi në Vizion Plus se të kuqtë janë përgjegjes për cdo gjë ndodhi, ndonëse sipas tij Partizani nuk përfaqësohet nga 4-5 individe që krijuan incidentet kundër vlonjateve.
“Përgjegjësia për atë që ndodhi moralisht është e gjitha e Partizanit. Të kuqte janë skuadra përgjegjëse për 90 minutat e ndeshjes për organizimin. Është absurde që një skuadër që lufton për titullin kampion të dëmtohet nga disa tifozë. Nuk jam dakort që Partizani është dëmtuar gjithnjë nga tifozet. Ndaj Flamurtarit psh.u ndihmua pasi miqtë luajtën me 10 lojtarë”.
Patushi tha se është e patolerueshme që gjyqtarët , si i takimit Partizani-Flamurtari nuk kanë autoritet për të mbajtur trysni në fushë.
“ Imagjino kur ndodh një situatë e tillë në mes të Tiranës, ende në mes të sezonit. Parashikoj që gjërat në javët në vijim do të bëhen më të vështira. Do të ketë porbleme edhe më të mëdha, pastaj në fund të sezonit ne e dime se cfarë ndodh në futbollin shqiptar, si zhvillohen takimet”.





