Subscribe

E nominuara e Donald Trump si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë, Kathleen Kavalec, pritej të zhvillonte dëgjesën në senat, por ajo nuk është paraqitur. Duke u interesuar për të mësuar arsyet e mungesës së saj Vizion Plus pyeti zëdhënësin e senatorit amerikan Bob Corker kreu i komitetit për marrëdhëniet me jashtë i cili dha këtë përgjigje:

 

“Vumë re se një numër i anëtarëve të komisionit po kërkojnë informacione shtesë. Ne do të rishohim në një seancë për të nominuarin që do të shërbejë si ambasador në Shqipëri sa më shpejtë të jetë e mundur”.

 

Rreth një muaj më parë, emri i Kathleen Kavalec u nominua nga presidenti Donald trump si ambasadore e shteteve te bashkuara ne Tirane pas përfundimit të mandatit te diplomatit Donald Lu.

 

Por ditët e fundit mediat amerikane shkruajnë se emri i Kavalec, dikur zëvendës ndihmës sekretare e në Byronë e Çështjeve Evropiane të Departamentit te shtetit është I përfshirë në dosjen e debatueshme të Trump për zgjedhjet presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *