E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka përshëndetur protestën e zhvilluar gjatë fundjavës në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare në vend dhe në diasporë. Ai vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve që, sipas tij, “udhëtuan nga të katër anët e Evropës dhe botës” për t’u bashkuar në protestë.

“Jam këtu për të përshëndetur përzemërsisht dhe me mirënjohje të pakufishme ata dhjetëra mijëra apo qindra mijëra qytetare dhe qytetarë… duke i dhënë Tiranës dhe kombit një det të vërtetë shprese,” u shpreh Berisha”.

Reklamë

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje. Ai tha gjithashtu se largimi i shqiptarëve nga vendi është pasojë e qeverisjes aktuale.

“Edi Rama është i pashpresë, e bën fund e krye të pashpresë sundimin e tij,” tha ai.

Reklamë

Në vijim, Berisha përsëriti thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit dhe propozoi krijimin e një qeverie teknike.

“Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike  jo politike, me ekspertë, që t’i rikthejë vendit votën e lirë,” deklaroi ai.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të opozitës dhe qytetarëve që të vijojnë protestat, duke theksuar se “vendi i çdo demokrati është në shesh” dhe se protesta duhet të vazhdojë pa u ndikuar nga sloganet apo sulmet ndaj opozitës.

“Çdo natë vendi i tyre është në sheshin dhe rrugët e Tiranës në betejën për liri dhe për votën e lirë,” tha Berisha, duke shtuar se protesta aktuale është “qytetare” dhe duhet të shihet si e tillë, përtej ndarjeve partiake./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë