Edi Rama pritet nga Macron, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE, bashkëpunimi në arsim e ekonomi
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Paris të Francës, teksa do të pritet nga Presidenti Emanuel Macron.
Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet në Pallatin Elysse, vizitë që tashmë është kthyer në një rutinë, pasi zhvillohet çdo vit.
Pritet të diskutohen një sërë temash ku fokusi kryesor mbetet tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, me reformat dhe ligjet që vendi ynë duhet të zbatojë për t’u bërë pjesë e unionit.
Por jo vetëm kaq, njoftimi i bërë nga presidenca franceze për mediat thekson se bashkëpunimi në arsim si dhe ai ekonomik e energjetik do të jenë temë e bisedës mes dy liderëve.
Gjithashtu bisedimet do te perqendrohen edhe te investimet franceze në Shqipëri si liceu francez i Korçës apo edhe projektet në energji dhe mjedis. Ndërsa shihet si mundësi edhe rritja e investimeve në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.
Takimi i fundit mes Ramës e Macron u zhvillua në maj të vitit që lamë pas në kryeqytetin francez, ndërsa nje viztë pati edhe qershor të vitit 2024. Nga ana tjetër, vetë Presidenti Macron ka zhvilluar një vizitë në Tiranë në vitin 2023./vizionplus.tv




