E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia godet një anije mallrash në Detin e Zi, një viktimë

Një anije mallrash është përfshirë nga flakët në Detin e Zi pas një sulmi me dron rus, ku si pasojë ka humbur jetën një person, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Oleksii Kuleba, njoftoi se një dron goditi anijen me flamur të Panamasë “Victress”, duke shkaktuar zjarr në bord.

Reklamë

“Si pasojë e sulmit humbi jetën një anëtar i ekuipazhit, një kuzhinier 58-vjeçar me shtetësi egjiptiane”, shkroi Kuleba në rrjetin Telegram. Ai shtoi se tetë marinarë të tjerë janë shpëtuar.

Sipas autoriteteve ukrainase, anija nuk është më në gjendje të vazhdojë lundrimin.

Kuleba deklaroi gjithashtu se gjatë natës së kaluar edhe dy anije të tjera tregtare, me flamur të Belizes dhe Palaut, u sulmuan nga Rusia. Megjithatë, në këto raste nuk u raportuan të lënduar.

Sulmet vijnë në një kohë kur tensionet dhe përplasjet në rajonin e Detit të Zi vazhdojnë të ndikojnë në sigurinë e lundrimit dhe transportit detar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë