Kronikë
Protesta kombëtare, policia “blindon” rrugën e Arbrit, kontrolle të shumta, ndalohen disa makina të dyshimta

Protesta kombëtare e thirrur për ditën e sotme ka ngritur në këmbë policinë e shtetit.
Forcat e drejtorisë vendore të Policisë Dibrës janë dislokuar para hyrjes së tunelit të Murrizit duke vëzhguar e kontrolluar lëvizjen e protestuesve nga Qarku Dibër.
Reklamë
Uniformat blu kanë bërë ndalimin e disa automjeteve bazuar në dyshime që mund të ketë persona problematik në to që mund të bëhen pjesë e protestës në Tiranë.
Megjithatë deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë apo person problematik që tenton të lëvizë drejt Tiranës.
Protestuesit e Qarkut Dibër kanë përdorur më shumë automjete private për të udhëtuar drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e thirrur në shesh..
Vazhdo të lexosh
Reklamë




