E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes përfaqësuesve të kompanisë MABCO, nënkontraktorëve dhe rojeve të sigurisë

Mëngjesin e kësaj të hënë punonjësit e ‘Mabco’-s të Behgjet Pacollit janë rikthyer në kantierin e Aeroportit të Vlorës, siç biznesmeni njoftoi të dielën.

“Mabco”-t kanë hyrë në Terminal dhe po bëjnë invetarizimin e situatës duke qenë se që nga data 18 maj i ishte ndaluar hyrja.

Reklamë

Nënkontraktorët që kontrollojnë nëse çdo gjë që kanë lënë është në rregull, pasi kishin lënë pajisje dhe materiale të ndryshme pune.

Nga ana tjetër, Bujar Ejupi, përfaqësuesi me prokurë i administratorit është nisur për në polici për të bërë kallëzimin. Sipas vendimit të mbledhjes së aksionerëve në datë 18 qershor, prokura e përfaqësimit është e pavlefshme.

Ashtu siç u njoftua një ditë më parë, punonjësit e “Mabco”-s të Behgjet Pacollit janë rikthyer në kantierin e Aeroportit të Vlorës

Por sapo kanë mbërritur atje, janë përplasur me rojet e sigurisë që i kanë penguar të hyjnë. Gjatë këtij momenti të tensionuar, ata kanë hyrë me forcë duke shqyer derën.

Në këtë moment, janë konfliktuar me punonjësit e “2A Group” të Valon Ademit dhe i kanë nxjerrë këta të fundit jashtë nga zyrat. Policia ka shkuar në vendngjarje.Rikthimi i punonjësve të ‘Mabco’-s në kantier vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë