E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Shtohen akuzat ndaj Kevin Spacey

 

Tetë persona që punojnë në serialin e suksesshëm të Netflix-it “House of cards”, apo kanë qenë pjesë e tij në të shkuarën, akuzuan aktorin e famshëm hollivudian Kevin Spacey. Ata folën per eksperiencat e hidhura gjatë bashkëpunimit me të dhe thanë se aktori e kishte kthyer sheshxhirimin e “House of Cards” në një ambient toksik pune, për shkak të ngacmimeve seksuale.

 

Njëri prej tyre deklaroi se Spacey e sulmoi seksualisht. Ai foli në kushte anonimati nga frika e pasojave profesionale që mund të ketë ngritja e zërit në këtë rast.

Reklamë

 

Komentet e vrazhda, shënjestrimi i pjesëtarëve të stafit të produksionit kryesisht meshkujve të rinj, si dhe prekjet e papërshtatshme ishin të zakonshme për yllin hollivudian.

 

Ai kërkoi ndjesë për një incident të përpara 30 viteve me aktorin Anthony Rapp, të cilin tha se nuk e kujtonte sepse kishte qenë i pirë, por pretendimet e reja tregojnë se qëndrimi agresiv i Spacey-t është i përsëritur. Publicisti i tij deklaroi të mërkurën se 58-vjeçari po merr trajtim mjekësor pas akuzave të ngritura ndaj tij. Netflix vendosi ta mbyllë serialin popullor ku Spacey është një prej producentëve ekzekutivë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë