E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin në Thumanë-Borizanë, 62-vjeçari ndërron jetë në spital

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Borizanë-Thumanë. Bëhet me dije se një 62-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

62-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Reklamë

Njoftimi:

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Reklamë

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor,  për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë