Numri i udhëtimeve të kryera nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit u rrit më tej gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 u kryen rreth 26 mijë udhëtime më shumë se në vitin 2023 nga shqiptarë të moshës mbi 15 vjeç.

Arsyeja kryesore pse kanë udhëtuar qytetarët është për pushime apo vizita te të afërm, ndërsa shumë pak për qëllime biznesi.
Njësoj si në vitin 2023, destinacionet kryesore të shqiptarëve brenda vendit ishin qarku i Tiranës, Vlorës, Korçës dhe Durrësit.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë se udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme me 43.4%, krahasuar me vitin 2023. Shqiptarët zgjodhën më shumë Italinë e Greqinë, pasuar edhe nga Gjermania, Anglia e Franca.
Thuajse i pandryshuar mbeti edhe numri i netëve të qëndrimit, mesatarisht 4 netë, ndërsa akomodimi në hotel shënoi rritje.





