Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Fluks në shtëpitë e Kadaresë e Agollit, vizitorët francezë më të interesuarit për shkrimtarët

2 Gusht 12:01

Në zemër të Tiranës, mes zhurmës së qytetit dhe ritmit të verës, ndodhet një adresë që çdo ditë pret vizitorë të shumtë. Jo për të pushuar, por për të udhëtuar në kohë, përmes jetës dhe veprës së dy prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqiptare.

Shtëpitë Studio të Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit janë kthyer në një nga ndalesat më interesante të turizmit kulturor në kryeqytet. Sot, në korridoret ku dikur shkruheshin romane e poezi, dëgjohen zëra në gjuhë të ndryshme. Vizitorë nga e gjithë bota ndalen për të njohur jo vetëm dy autorët, por edhe një pjesë të historisë dhe kulturës shqiptare.

“Quhem Xhulia dhe jetoj në Paris. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Vëllai im, i cili ka ardhur disa herë më parë, më sugjeroi të vizitoja shtëpinë e Ismail Kadaresë. E njoh emrin e tij, por ende nuk i kam lexuar librat. Do të doja shumë t’i lexoja. E di se ai ka qenë kundërshtar i regjimit komunist, se ka luftuar kundër regjimit përmes librave të tij dhe se, në një moment, iu desh të largohej nga vendi dhe të shkonte në Francë për t’u strehuar. Prandaj isha e interesuar të shihja vendin ku ai kishte jetuar, shtëpinë dhe zyrën e tij. M’u duk shumë interesante të vija këtu për t’i parë nga afër.”

Për shumë turistë francezë, emri i Ismail Kadaresë nuk është i panjohur. Veprat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe kanë bërë që shumë lexues të duan të zbulojnë vendin ku ai jetoi dhe krijoi.

“E njohim historinë e Ismail Kadaresë, i kemi lexuar librat e tij. Mendonim se ishte shumë e rëndësishme që si fëmijët, ashtu edhe ne, të përjetonim nga afër vendin ku ai ka jetuar dhe të njiheshim me historinë e tij, sepse këto janë gjëra që duam t’ua shpjegojmë edhe fëmijëve tanë.”

“Dhe erdha këtu sepse mamaja ime e njihte Ismail Kadarenë dhe e gjeti shtëpinë e tij për ta vizituar ndaj mezi po pres te shoh gjithçka ka këtu.”

Në katin sipër, vizitorët njihen me botën e Dritëro Agollit. Apartamenti është ruajtur me kujdes, duke sjellë atmosferën e përditshme të shkrimtarit, me tavolinën e punës, librat, fotografitë dhe dorëshkrimet që rrëfejnë jo vetëm jetën e tij, por edhe një pjesë të historisë së Shqipërisë. Drejtoresha e muzeut, Anisa Ymeri, thotë se gjatë sezonit veror interesi i turistëve është rritur ndjeshëm dhe gjithnjë e më shumë vizitorë e përfshijnë këtë muze në itinerarin e tyre në Tiranë.

Përtej objekteve të ekspozuara, ky muze ofron një eksperiencë ndryshe. Vizitorët nuk shohin vetëm shtëpitë ku jetuan Kadare dhe Agolli, por hyjnë në hapësirat ku u shkruan veprat që formësuan letërsinë shqiptare dhe u bënë të njohura edhe jashtë vendit.

Posted Under:
Anash Kulture Vendi
Tagged:
Dritëro Agolli Ismail Kadare Turistë

Nga e njëjta kategori

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren, apel banorëve pë evakuim

më shumë...

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron evakuimin e banorëve

më shumë...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i shumëkërkuari (EMRI)

më shumë...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:38

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi...

11:13

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

10:54

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë,...

10:47

Çfarë konsumojmë në mbrëmje ndikon drejtpërdrejt në...

10:33

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK,...

10:29

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për...

10:14

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.