Vendi
28 Nëntori, Katedralja e Gjirokastrës mban shërbesën solemne në nder të Pavarësisë

Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër u zhvillua Shërbesa e Shenjtë e Dhoksologjisë së Flamurit.
Shërbesa u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Nathanail, në një ceremoni solemne kushtuar historisë, lirisë dhe identitetit kombëtar.
Gjatë ceremonisë u përcollën lutje dhe urime për paqe, bashkim dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët, në këtë ditë të shënuar për kombin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




