Protesta, 6 policë dhe 9 protestues në spital, Ministria e Shëndetësisë: E lënduar edhe një përfaqësuese e huaj e medias

Gjashtë efektivë policie nëntë protestues dhe katër përfaqësues të medias kanë përfunduar për ndihmë mjekësore në spital, pas lëndimeve që kanë marrë gjatë protesës së sotme.
Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, të gjithë të lënduarit janë në gjendje stabël dhe koshientë. Një prej përfaqësuesve të medias, sipas të dhënave, është shtetase e huaj.
Njoftimi i plotë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar:
– Pesë efektiv policie
– Katër përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)
– Tetë protestues
Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.
Në QSUT deri tani janë paraqitur:
•Një efektiv policie
•Një protestues




