E mërkurë, 14 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 9 minuta më parë
Vendi

Plagosja e 20-vjeçarit italian në Tiranë, nis hetimi për 8 të mitur

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, për plagosjen e lehtë të një shtetasi italian 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur më datë 29 korrik 2026, pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, ku gjatë një konflikti fizik, 20-vjeçari italian ka pësuar dëmtime të lehta trupore.

Reklamë

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 8 të miturve, të moshës 13-15 vjeç.

Të miturit janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë