Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Shpejtësi dhe drogë/ Makina inteligjente u bën “kërdinë shoferëve në Elbasan

11 Maj 16:37

Makina inteligjente është zhvendosur për disa orë mbrëmjen e kaluar në Qarkun e Elbasanit.

 

Policia bën me dije se janë evidentuar 147 shkelës të qarkullimit rrugor, ku 47 prej tyre kanë rezultuar që ecnin me shpejtësi skëterre 40-50 kilometra mbi normën e lejuar.

 

Ndërkohë që 4 drejtues mjetesh janë ndaluar pasi ecnin me shpejtësi dhe nën efektin e alkoolit. Për të gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor janë marrë masa administrative, nga gjoba në lek deri në heqje pikësh dhe patente.

 

Njoftimi:

 

Makina inteligjente, makinat me radarë, që punojnë në lëvizje dhe me lexuesit automatikë të targave, për disa orë u zhvendosën në qarkun Elbasan.

 

Dhjetëra leje drejtimi të pezulluara, shumë prej tyre me 2 deri në 3 shkelje të konstatuara njëkohësisht dhe të ndëshkuara me masë adiminstrative.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Elbasanit, në akset rrugore Elbasan – Tuneli i Krrabës e anasjelltas dhe Elbasan-Peqin e anasjelltas, Njësia Operacionale në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë ushtruar kontrolle me mjetet inteligjente, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.

Si rezultat i kontrolleve nga makina inteligjente, në rrugët e qytetit të Elbasanit:

٠ 147 drejtues automjetesh janë konstatuar duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara, nga të cilët 44 janë konstatuar se qarkullonin me më shumë se 40 deri në 50 kilometra në orë, mbi shpejtësinë e lejuar.

Këtyre 44 drejtuesve të mjeteve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 6 deri në 12 muaj, janë ndëshkuar me masë administrative nga 15.000 deri në 40.000 lekë të rinj, si dhe u janë zbritur nga 10 deri në 13 pikë në lejen e drejtimit;

٠75 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar me shpejtësi nga 20 deri në 30 kilometra në orë, mbi normën e lejuar dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 7000 deri në 15.000 lekë të rinj;

٠28 drejtues mjetesh janë konstatuar me shpejtësi nga 5 deri në 20 kilometra në orë, mbi normën e lejuar dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 3000 deri në 9000 lekë të rinj;

٠15 drejtues mjetesh janë evidentuar, nga makina inteligjente, duke qarkulluar edhe pa rrip sigurimi, përveç qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara;

٠11 drejtues mjetesh janë evidentuar, nga makina inteligjente, se përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, përveç qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe

٠4 drejtues mjetesh drejtonin mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nën efektin e alkoolit, shkelje e cila u evidentua nga kryerja e alkool-testit, nga shërbimet e Policisë, të cilët ishin vendosur në distancë nga makina inteligjente.

Drejtoria e Policisë Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm .

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
droge Elbasan makina inteligjente Shofere shpejtesi

Nga e njëjta kategori

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për këtë të premte

më shumë...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep detaje (VIDEO)

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep detaje

më shumë...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:18

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i...

11:41

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon...

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro, në bor...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.