Këtë të premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të shtohen herë pas here përgjatë relieveve malore në jug dhe juglindje, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites.
Gjatë ditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes mund të ketë shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike gjatë mesditës dhe pasdites së vonë.
Temperatura maksimale do të shënohet në Elbasan, 38 gradë celcius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 16 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1–3 ballë.





